Mundësia e përfshirjes së Britanisë në dialogun Kosovë-Serbi/ Analisti parashikon marrëveshje finale nëse një gjë e tillë ndodhë!

Deputeti i Partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar, Alex Sobel, ka theksuar përkushtimin e vendit të tij për ta përkrahur Kosovën në të gjitha proceset ndërkombëtare, përfshirë njohjet dhe anëtarësimet në organizata relevante.

Sobel tha se Britania është e gatshme të japë kontribut edhe në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, me kusht që një rol i tillë të jetë i pranueshëm për të gjitha palët e përfshira.

Ai thotë se nëse bëhet një kërkesë e tillë atëhere do të ishte një lajm i mirë për Kosovën pasi dialogu do të mere një dinamikë të re zhvillimi.

Image

Nexhat Haziri

Më tej, analisti thotë që dialogu ka mbetur në një pozicion të ngrirë dhe Britania do të mund të zhbllokonte këtë process pasi pritshmëritë nga BE janë të vogla.

“Deri më tani, procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është në një “pozicion të ngrirë”, ku nuk shihet as vullnet dhe as gatishmëri nga palët për të vazhduar këtë proces. Involvimi i Britanisë së Madhe me një rol aktiv, përveç atij të SHBA-së, mund të ndikonte në zhbllokimin e këtij procesi dhe, brenda vitit, mund të çonte në një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë – një marrëveshje që do të mund të çonte në njohjen reciproke të dy shteteve. Siç është vënë re deri më tani, BE-ja, si ndërmjetës i vetëm në këtë proces, nuk ka arritur të tregojë sukses, dhe nuk pritet që të japë rezultate të dukshme. Kjo reflektohet edhe në situatën aktuale të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të cilat nuk janë përmirësuar, por përkundrazi janë tensionuar”, përfundoi analisti Haziri