Hekuran Murati, ministër në detyrë i Financave, ka njoftuar se nga kjo javë ka filluar zbatimi i subvencionimit të faturave të energjisë elektrike për muajin tetor, masë e cila synon të mbështesë familjet e cenueshme me të ardhura të ulëta.
Sipas tij, familjet përfituese tashmë mund ta shohin vlerën e subvencionit si në aplikacionin elektronik, ashtu edhe në faturat fizike të cilat do të shpërndahen gjatë ditëve në vijim.
Murati ka bërë të ditur se kjo mbështetje financiare e Qeverisë do të vazhdojë për gjashtë muaj, deri në përfundim të stinës së dimrit, ashtu siç ishte praktikuar edhe gjatë vitit të kaluar.
“Qëllimi ynë mbetet i njëjtë: ta përballojmë së bashku barrën e shpenzimeve energjetike në muajt e ftohtë dhe të sigurojmë që asnjë familje në nevojë të mos mbetet pa mbështetje”, ka thënë Murati.



Të tjera
Pushimi apo meditimi, cili më i mirë për shëndetin?
Mësoni për hotelin “Sleepbox” në aeroportin e Dallasit në SHBA
Ushqimet që nuk duhet të vendosen në frigorifer