Ministri në detyrë i Financave nga radhët e Vetëvendosjes, Hekuran Murati ka kritikuar kryetarin Përparim Rama për suficit të buxhetit komunal të Prishtinës ndër vite.
Ai në një postim në Facebook ka publikuar shifrat e buxhetit të pashpenzuar të Komunës së Prishtinës – gjithsej 136 milionë euro, prej tyre 49 milionë në vitin 2022, 53 milionë në vitin 2023 dhe 34 milionë në vitin 2024, teksa për vitin 2025 i cili ende nuk ka përfunduar, me shumë gjasë suficiti përsëri do ta kalojë mbi 50 milionë euro.
“Secilin vit të qeverisjes janë me dhjetëra miliona euro që i kanë tepruar të pashpenzuara dhe i ka kthyer mbrapa, por Përparim Rama ankohet që s’ka pasur buxhet dhe qeveria e paska diskriminuar.
Është marre për një kryetar t’i kthejë 50 milionë euro të pashpenzuara në fund të vitit, përderisa ke probleme me bërllok, qentë endacakë, mungesë të çerdheve e infrastrukturë të pakompletuar”, ka thënë Murati.



Të tjera
Naimi ma ka gju ar*mën, më tha ik zhduku
PDK-ja thërret mbledhjen e Këshillit Drejtues për veprimet e ardhshme
Të vihet në vend drejtësia si imperativ moral, juridik dhe historik