Ministri në detyrë, Hekuran Murati ka ftuar deputetët e Kuvendit të Kosovës që të votojnë buxhetin e vitit 2025 për komunën e Prishtinës, Gjilanit dhe Zubin Potokut, sepse, sipas tij, do të mund të krijohej mundësia që komunat të paguajnë faturat e grumbulluara si pasojë e mungesës së buxhetit.
“Qeveria dje ia ka përcjellë Kuvendit të konstituuar materialin buxhetor të vitit 2025 për tri komuna që s’kishin arritur ta votonin buxhetin për vitin 2025 brenda afatit ligjor (Prishtina, Gjilani, Zubin Potoku)”, ka shkruar Murati.
Ai shfaqi shpresën që deputetët e opozitës të lënë anash, siç u shpreh ai, inatin politik e të bëjnë veprimin e duhur, fillimisht duke themeluar komisionet parlamentare, e pastaj edhe duke votuar për buxhetet e këtyre komunave.



Të tjera
Shkenca me lajm të mirë për personat që pinë kafe shpesh
Konsumimi i avokadove ju zgjat jetën 25%
Këto efekte ka kombinimi i qumështit me mjaltin