Ministri në “dorëheqje” i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar pas seancës konstituive se ka nënshkruar Udhëzimin e ri administrativ për arkat fiskale.
Hekuran Murati ka shkruar në Facebook, se në kuadër të zbatimit të Ligjit për Administrimin e Procedurave Tatimore, “kam nënshkruar Udhëzimin e ri Administrativ për arkat fiskale”.
Ai ka thënë se ky Udhëzim Administrativ (UA) “është hartuar nga grupi punues me profesionalizëm dhe vjen pas një pune enorme për zhvillimin e sistemit të ri softwerik i cili do të reformojë komplet sistemin e arkave fiskale, duke e bërë tranzicionin në sistem digjital”.
“Udhëzimi parasheh periudhën tranzitore të kalimit nga sistemi ekzistues në sistemin e ri – pra të gjitha bizneset që tashmë kanë sisteme të arkave fiskale, do të kenë kohë të mjaftueshme për të kaluar në sistemin e ri – për këtë do të njoftohen me kohë. Ndërsa për bizneset e reja apo që ende nuk kane sistem të fiskalizimit, do të ketë periudhë kalimtare prej 60 ditësh derisa të instalojnë sistemin e ri, por që duhet të sigurohen se ndjekin udhëzimet për deklarim të shitjeve ashtu siç e parasheh UA”, shkruan ai.
Sipas tij, sistemi i ri parasheh që softweri i fiskalizimit të ofrohet nga ofruesit e licencuar.
Murati njofton se ATK tashmë ka mbajtur takime njoftuese me disa ofrues të tillë, dhe komunikimi me ta do të vazhdojë.
Sot, opozita vuri në dyshim dorëheqjen e Kurtit nga posti i kryeministrit dhe anëtarëve të tjerë të Qeverisë që janë zgjedhur deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Pëlqejeni këtë:
Pëlqejeni Po ngarkohet…
Të tjera
Dy urat e reja mbi Lumin “Ibër” drejt përfundimit
Mos tejkalo në vijë të plotë, policia në Mitrovicë me fushatë vetëdijesuese
Deklarata e tij zemëroi Parisin, Franca ka thirrur ambasadorin amerikan për sqarime