Deputeti i VV-së, Hekuran Murati, ka thënë se opozita po e bllokon konstituimin e Kuvendit, duke penguar procesin demokratik dhe vonuar formimin e institucioneve të reja, raporton Ekonomia Online.
Murati ka thënë se kjo është “një situatë paradoksale”, sepse nëse opozita s’e voton kryetaren e Kuvendit, edhe VV-ja mundet të mos i votojë nënkryetarët.
Sipas tij, kjo nuk do të duhej të ndodhte sepse “konstituimi i Kuvendit është pluralizëm demokratik”.
“Ka disa kundërthënie dhe disa paradokse në lidhje me opozitën. Janë totalisht të painteresuar për të zbllokuar procesin – edhe e bllokojnë, edhe nuk duan të hapin rrugë. Me votën kundër po e bllokojnë. Po shihet qartë kush po e pengon procesin”.
“Po dalin të pavërteta të gjitha pretendimet që kanë qenë më herët. Është e qartë që opozita po e bllokon procesin. Propozimi ynë është Albulena Haxhiu, dhe hapi që do të ndërmarrim është të bëjmë thirrje që të reflektojnë, njësoj siç ndodhi herën e kaluar. Kryesuesi i seancës besoj që do t’i ftojë përsëri, dhe besoj se do të marrë pjesë edhe LDK-ja, e cila sot nuk ishte e pranishme”,
“Të gjithë pajtohemi që Qeveria duhet të formohet nga shumica parlamentare. Praktika e ka treguar se fituesi i zgjedhjeve tenton ta formojë Qeverinë. Te konstituimi i Kuvendit është pluralizëm demokratik”.



Të tjera
“Nëse jetoni në të kaluarën, do të vdisni në të kaluarën”, këshillat që ju duhen për sukses
Të flini pranë dikujt që gërhet mund t’ju shkakton probleme serioze shëndetësore
Përfitimet që merr organizmi nga antioksidantët, burimet natyrore