Murati: Uroj që opozita të ketë reflektuar

Murati për mosvotimin e Gërvallës: Dëshmi për `taktika bllokuese`

Hekuran Murati nga VV ka thënë se partitë opozitare, pavarësisht ndërrimit të kandidatit për kryekuvendar, sipas tij, po vazhdojnë me “taktikat bllokuese” për konstituimin e institucioneve të reja.

“E patë që, përkundër që u ndërrua kandidati, Donika Gërvalla mori votat e njëjta si Albulena Haxhiu. Asnjë votë nuk ndryshoi, pavarësisht kandidatit. Kjo është dëshmia që kemi të bëjmë me taktika bllokuese ndaj Kuvendit”, ka thënë Murati.

“Në Kosovë janë dy blloqe: njëri me 57 vota që kanë dalë nga këto zgjedhje, LVV, Guxo, Alternativa dhe partitë jo-shumicë jo-serbe, duke përfshirë edhe Nenad Rashiq. Në anën tjetër është blloku tjetër – PDK, LDK, AAK, Lista Serbe – me 56 deputetë, që janë të interesuar ta mbajnë të bllokuar Kuvendin. Çdo gjë tjetër që ka ndodhur ndërmjet janë makinacione që tentojnë ta vjedhin vullnetin e popullit”, ka thënë ai.