Sassuolo ka regjistruar fitoren e parë për vitin 2026, duke mposhtur Cremonesen me rezultat minimal 1:0, në një duel ku vendimtar ishte edhe portieri kosovar Arijanet Muric.
Goli i shpejtë i Alieu Fadera që në minutat e para të takimit i mjaftoi Sassuolos për t’i marrë tri pikë të arta, por suksesi u vulos falë paraqitjes solide të Muric, i cili neutralizoi çdo tentativë serioze të vendasve.
Cremonese tentoi reagimin në pjesën e parë me një rast të rrezikshëm të Vardy-t, por Muric reagoi shkëlqyeshëm, duke bllokuar goditjen dhe ruajtur avantazhin e ekipit të tij.
Edhe në pjesën e dytë, pavarësisht ndryshimeve taktike dhe presionit të shtuar të “Grigiorossi”-t, portieri kosovar mbeti i pakalueshëm.
Kthimi në fushë i Domenico Berardit pas më shumë se një muaji mungesë ishte një tjetër lajm pozitiv për Sassuolon, i cili administroi mirë epërsinë deri në fund.
Me këtë fitore, Sassuolo shkon në 26 pikë në renditje, ndërsa Cremonese mbetet në kuotën e 23 pikëve, duke vazhduar serinë negative pa fitore në tetë ndeshjet e fundit të Serie A.
Paraqitja e Muric konfirmon rëndësinë e tij në formacion dhe rolin kyç në rikthimin e Sassuolos te rezultatet pozitive.



Të tjera
Rinumërohen 65% e vendvotimeve
Sulmi izraelit vret dy persona në Gaza, ndërsa ShBA kërkon përparim në marrëveshjen e paqes
Rinumërohen 65% e vendvotimeve – GazetaBlic