Vedat Muriqi nis kampanjën e sivjetme në La Liga me Real Mallorcën pikërisht kundër kampionit spanjoll, Barcelonës.
Ndeshja luhet sonte me fillim nga ora 19:30 dhe jepet në platformën më të madhe në vend, Art Motion, saktësisht në kanalin Sport 1.
Ylli kosovar nuk ia ka tutën askujt, dhe këtë e ka dëshmuar duke realizuar gol ndaj dy klubeve më të mëdha spanjolle, Real Madridit dhe Barcelonës.
Ai e ka shansin ta dëshmojë këtë sonte, si dhe t’ia “djegë” Hansi Flick-ut, trajnerit të Barcelonës, kurthin e ofsajdit me dinakërinë e tij prej “pirati”.



Të tjera
Kur do të merret vendimi për dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit? – Flasin nga Gjykata Kushtetuese
Pesë të vr@rë për shtatë ditë
Si të bëheni një “femme fatale”?