Profesori nga Universiteti i Parisit, njëherit anëtari i kryesisë së LDK-së, Valon Murtezaj ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve të sotme.
Ai ka uruar Vetëvendosjen, ndërsa ka thënë se LDK-ja rugoviane do të bëhet dhe do të kthehet.
“Uroj fituesin e këtyre zgjedhjeve z.Albin Kurti, dhe populli i kërkon të punoj për Kosovën dhe interesat më të larta të Republikës së Kosovës”, shkruan ai.
Kosova është lidere e demokracisë në rajon.
Falënderoj të gjithë votuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës për besimin e dhënë dhe për shpirtin e lirë e demokratik. LDK-ja Rugoviane do të bëhet dhe do të kthehet.
Uroj fituesin e këtyre zgjedhjeve z.Albin Kurti, dhe populli i kërkon të punoj për Kosovën dhe interesat më të larta të Republikës së Kosovës.
Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj me shpirt demokratik.



Të tjera
Urime fitorja më e madhe në historinë e vendit
KQZ shpall rezultatet preliminare, LVV fituese e zgjedhjeve
7 ushqimet që duhet t’i konsumoni kur ndiheni të lodhur