Mushkolaj: "Hala asnjë reagim nga Lëvizja Vetëvendosje për hajnat e vet brenda partisë? Heshtja është pranim"

Mushkolaj: “Hala asnjë reagim nga Lëvizja Vetëvendosje për hajnat e vet brenda partisë? Heshtja është pranim”

Analisti politik Imer Mushkolaj ka reaguar lidhur me dyshimet për manipulime të votave brenda partive politike, duke theksuar mungesën e reagimit nga Lëvizja Vetëvendosje, raporton GazetaBlic.

Ai ka shkruar se heshtja e kësaj partie për, siç i quajti ai, “hajnat brenda partisë”, përbën pranim të përgjegjësisë.