Ylli gjerman, Jamal Musiala nuk është i interesuar të largohet nga Bayern Munichu këtë verë.
Kontrata e Musialas me Bavarezët skadon në verën e vitit 2026 dhe ka pasur zëra për një largim të mundshëm të tij nga Allianz Arena.
“Marrëveshje e re? Për mua, vendimi i trajnerit ishte i rëndësishëm”, ka thënë fillimisht Musiala për gazetën Bild.
“Unë dua që ne të luajmë futboll të mirë, tërheqës dhe të konkurrojmë për titullin dhe Ligën e Kampionëve me një ekip të mirë”.
“Kështu mund të tregoj edhe unë cilësitë e mia”, përfundoi ylli gjerman.
Të tjera
S’ka krizë e as kërcënim që e lëkund besimin tuaj ndaj Republikës
Mund të vijë në Kiev
Shpresojmë për fitore ndaj Letonisë, kemi mësuar nga gabimet