Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar ashpër pas deklaratave të Vetëvendosjes që e krahasuan PDK-në me Listën Serbe.
Musliu e ka konsideruar këtë krahasim si të ulët, të rrezikshëm dhe thellësisht fyese për shtetin e Kosovës.
“Ta krahasosh PDK-në me ata që mohojnë Republikën është turp dhe mashtrim politik. Kjo gjuhë e urrejtjes nuk është politikë, është dëshpërim. Ata që s’kanë rezultate, kërkojnë armiq për t’i fshehur dështimet e veta”, ka thënë Musliu në një reagim publik.
Deputetja ka theksuar rëndësinë e PDK-së si shtyllë e shtetit të Kosovës dhe ka përkujtuar rolin e saj historik në ndërtimin e vendit:
“PDK është dhe do të mbetet shtylla e shtetit të Kosovës. Populli e di mirë kush ka dhënë për këtë vend. Vetëvendosje dje mori atë që e mbolli”, ka shkruar Musliu.
Deputetja ka bërë thirrje për politikë të bazuar në ide dhe rezultate, jo në shpifje dhe propagandë.
“Tani është koha për ide, jo për shpifje. Për punë, jo për propagandë. Për Kosovën, jo për pushtet”, u shpreh Musliu.



Të tjera
KEK rikthen në operim Njësinë B2, forcohet stabiliteti i sistemit energjetik
Kurti ngushëllon familjen Mazrekaj për vdekjen e nënës së dy dëshmorëve
Ja sa duhet të jetë temperatura e dhomës ku flejnë foshnjat