Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, z. Tunc Angılı.
Me këtë rast, ambasadori Angılı e uroi Myftiun Tërnava dhe nëpërmes tij gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë për muajin e bekuar Ramazan, duke u dëshiruar agjërim të lehtë dhe të pranuar.
Nga ana e tij, Myftiu Tërnava e falënderoi ambasadorin për vizitën dhe për urimet e përcjella, duke shprehur mirënjohje të thellë për shtetin mik turk për ndihmat e vazhdueshme që ka dhënë për popullin e Kosovës, e në veçanti për përkrahjen dhe ndihmat e ofruara në fillim të muajit Ramazan.
Gjatë takimit, u vlerësua lart bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe institucioneve të Turqisë, duke theksuar rëndësinë e forcimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët, në shërbim të besimtarëve dhe të shoqërisë në përgjithësi.



Të tjera
Superliga vazhdon në fundjavë, vëmendja në “Fadil Vokrri”
Sonte zhvillohen ndeshjet e fundit në Play Offi-in e Europa dhe Conference League
Si të bëheni një frymëzim për të tjerët?