Zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje po vazhdojnë të kritikojnë hapjen e tunelit te Kurrizi në lagjen Dardania.
Së fundmi, Ilir Kërçeli, ish-këshilltar i Glauk Konjufcës, ka deklaruar se tuneli ishte premtuar me dy korsi, por përfundoi vetëm me një.
“Na u premtua Kurrizi me dy korsi, por përfunduam me vetëm një. E gjithë partia doli në përurim për një tunel prej vetëm 50 metrash,” ka thënë Kërçeli përmes një video të shpërndarë në profilin e tij në Facebook.
Ndryshe, më 28 qershor, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama njoftoi për përurimin dhe hapjen e tunelit, duke e quajtur projektin artistik.
“Sonte përuruam hapjen e “Tunelit të Kurrizit” Ky është transformimi i pjesës më ikonike të Kryeqytetit. Vazhdojmë”, ka pohuar Rama.
Të tjera
Vasfije Krasniqi-Goodman për UÇK-në: Shpëtimtarët e jetës sime
Provat e dëshmitë do fshijnë njollat e fantazisë mbi UÇK-në
Rubin: Thaçi kishte prioritet mbështetjen amerikane, i hetuam akuzat ndaj tij, asnjë nga ato marri s’ishte e vërtetë