Naim ef. Tërnava takim lamtumirës me zyrtarin e ambasadës turke në Kosovë

Naim ef. Tërnava takim lamtumirës me zyrtarin e ambasadës turke në Kosovë

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në një takim lamtumirës këshilltarin për Çështje Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Kosovë, z. Bunjamin Albayrak, me rastin e përfundimit të mandatit të tij në vendin tonë.

Myftiu Tërnava e falënderoi z. Albayrak për bashkëpunimin e ngushtë dhe kontributin e çmuar gjatë tri vjetëve të shërbimit të tij në Kosovë. Ai i uroi shëndet dhe suksese në misionin e ri, duke e falënderuar njëkohësisht edhe shtetin dhe popullin turk për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Kosovës dhe institucioneve të saj fetare.

Nga ana e tij, z. Bunjamin Albayrak shprehu mirënjohjen e tij për pritjen dhe bashkëpunimin e treguar nga Myftiu Tërnava dhe Bashkësia Islame e Kosovës gjatë qëndrimit të tij. Ai theksoi se për tri vjet sa qëndroi në Kosovë është ndier si në shtëpinë e vet, duke vlerësuar lart mikpritjen e popullit kosovar dhe lidhjet e forta vëllazërore ndërmjet dy vendeve.