Naim Tërnava takon ambasadorin turk, Tunc Angili

Naim Tërnava takon ambasadorin turk, Tunc Angili

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, z. Tunc Angili.

Gjatë këtij takimi u bisedua për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe institucioneve fetare dhe shtetërore të Turqisë.

Myftiu Tërnava shprehu mirënjohjen për përkrahjen e vazhdueshme që Republika e Turqisë ka dhënë ndër vite në fusha të ndryshme, veçanërisht në restaurimin e objekteve të trashëgimisë islame dhe projektet humanitare.

Nga ana e tij, ambasadori Angili vlerësoi rolin e Bashkësisë Islame në avancimin e vlerave të përbashkëta dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen.