Ndërsa Napoli është në ethet e festës së titullit kampion, drejtuesit e klubit po planifikojnë me kujdes të ardhmen dhe kanë nisur të ëndërrojnë një goditje të madhe në merkato: Kevin De Bruyne. Sipas raportimeve nga Sky Sport, klubi napolitan ka nisur kontakte konkrete për mesfushorin belg të Manchester City-t, i cili do të jetë lojtar i lirë në fund të sezonit.
De Bruyne, i lindur në vitin 1991, ka kaluar një dekadë të artë në Manchester, ku ka regjistruar 418 paraqitje, 108 gola dhe 177 asistime. Megjithëse ka oferta tërheqëse nga Arabia Saudite, belgu preferon të qëndrojë në Evropë dhe Napoli është ndër klubet që po e ndjekin me më shumë interes.
Në garë për të është edhe Liverpooli, kampion i ri i Anglisë, por Napoli po luan kartën e miqësisë së ngushtë mes De Bruyne dhe Romelu Lukaku-t, bashkëkombës dhe bashkëlojtar i tij prej vitesh në përfaqësuesen belge.
Një transferim i tillë do të ishte një dhuratë e jashtëzakonshme për trajnerin Antonio Conte, i cili prej janarit ka kërkuar një zëvendësues të denjë për Kvaratskhelia-n. Madje, ardhja e De Bruyne mund të shërbejë edhe si një shtysë që Conte të rinovojë angazhimin e tij me klubin për sezonin e ardhshëm.
Napoli po përgatit festën e titullit, por njëkohësisht po ëndërron lart, me emra që mund ta ndryshojnë rrënjësisht projektin e ardhshëm.s.n.
Të tjera
FSK nderon viktimat e 11 shtatorit, ul flamujt në gjysmështizë në të gjitha kazermat
Rama njofton zgjedhje të parakohshme për Bashkinë Tiranë
Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit