Eksperti i sigurisë Avni Islami ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiq lidhur me vizitën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Francë, duke i cilësuar ato si narracione propagandistike të qëllimshme.
Sipas Islamit, deklaratat e Vuçiqit nuk janë të rastësishme, por pjesë e një qasjeje propaganduese që synon ndikim politik. Ai e krahasoi presidentin serb me një “agjent” të shërbimeve si BIA, UDB apo OZNA, i cili, sipas tij, tash vepron si analist politik duke përdorur propagandën si mjet.
Islami theksoi se Kurti është një udhëheqës evropian i pranuar dhe i vlerësuar ndërkombëtarisht, ndërsa Vuçiq, sipas tij, ka mbetur në rolin e një komentatori politik që merret me analizimin e aktivitetit diplomatik të Kurtit.
Ndërkohë, një ditë para takimit Kurti–Vuçiq, presidenti serb kishte deklaruar në televizionin Prva në Beograd se kryeministri i Kosovës mund t’i kërkojë Francës masa “kundër popullit serb”.
Vuçiq pretendoi se Kurti kishte dy kërkesa në Paris: që Serbisë t’i vendoset kusht për të mos përdorur armë kundër shqiptarëve dhe që NATO të largohet nga zona tokësore e sigurisë, në mënyrë që Forca e Sigurisë së Kosovës të shtrihet në veri.
Ai gjithashtu deklaroi se informacionet për “agjendën e Kurtit” i kishte siguruar përmes, siç u shpreh, “njerëzve tanë në rrethin e Kurtit”./Telegrafi/



Të tjera
Kurti përkujton m@sakrën e Izbicës: Plagët mbeten të hapura…
Pas largimit të Oravit, BE-ja me u.d në Kosovë/ Kush është Eva Palatova
Hudhra mund të kurojë shumë infeksione