NASA rregullisht kap imazhe mahnitëse të universit tonë, duke i lënë të magjepsur adhuruesit e hapësirës.
Rrjetet sociale të Agjencisë Hapësinore të SHBA-së janë një “thesar” për ata që duan të shikojnë video edukative dhe imazhe magjepsëse që tregojnë Tokën dhe hapësirën.
Në postimin e fundit, agjencia ndau një foto të “lindjes së Hënës” nga një “pikë unike e favorshme” brenda Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.
Në pamjet e publikuara, shihet gjysmëhëna e cila shtrihet mbi atmosferën e Tokës.
“Shtresat e portokallisë dhe të zezës shfaqen nën brezin horizontal të së kaltrës që shtrihet në qendër të imazhit. Gjysmëhëna është e bardhë dhe bie në sy kundër errësirës së hapësirës”, tha agjencia amerikane në përshkrimin e imazhit.
Ndërsa përshkruante skenën, astronauti tha: “Një copëz hëne ngrihet nga retë e ndezura dhe duket se shikon drejt horizontit duke pritur lindjen e afërt të Diellit”.
Ndryshe, edhe në shkurt NASA ndau një foto të Hënës dhe Tokës në një kornizë të vetme nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës.
“Hëna jonë është në fazën e saj të gjysmëhënës, ku shumica e dritës së Diellit po ndriçon anën e saj të largët – anën që nuk mund ta shohim drejtpërdrejt nga Toka. Gjysmëhëna është faza e fundit përpara se cikli hënor të përsëritet me një hënë të re”, shkroi NASA teksa shpërndau imazhin.



Të tjera
Katër të ndaluar për rast rrëmbimi në Prishtinë, mes tyre edhe një polic
Netanyahu thotë se 153 tonë bo*mba janë hedhur në G@za të dielën, pranon shkeljen e armëpushimit
Mos e rreziko armëpushimin në G@zë