Në Prekazin legjendar ka filuar “Nata e Zjarreve”, në nderim të familjes Jashari dhe manifestim të Epopesë së UÇK-së.
Ndezja e flakadanëve dhe marshi i përbashkët shënon përmbylljen e manifestimit 3-ditor të Epopesë.
Qindra njerëz janë mbledhur në këtë ceremoni për të nderuar komandantin legjendar, Adem Jashari.
28 vjet më parë, më 5, 6 dhe 7 mars 1998, forcat policore dhe ushtarake serbe sulmuan familjen e komandantit të UÇK-së, Adem Jashari, në Lagjen e Jasharëve në Prekaz të Skenderajt.
Gjatë tri ditëve sa zgjatën luftimet, u vra Adem Jashari bashkë me 22 anëtarë të familjes së ngushtë dhe 33 anëtarë të lagjes dhe të afërm të tjerë.
Çdo vit, për shënimin e kësaj ngjarjeje organizohen aktivitete të ndryshme.



Të tjera
Murati reagon ndaj këshillëtarëve të Osmanit
Kura e fuqishme me thana kundër problemeve me diabetin
İHH vazhdon misionin humanitar – ndihma për familjet në nevojë dhe veteranët e UÇK-së në Kosovë