NATO do të rrisë praninë në Detin Baltik pas prishjes së kabllove

NATO bën thirrje për rritje të buxheteve ushtarake

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka bërë thirrje për shpenzime dukshëm më të larta për mbrojtjen, në përballje gjeopolitike me Rusinë.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka bërë thirrje për shpenzime dukshëm më të larta për mbrojtjen, në përballje gjeopolitike me Rusinë.

“Ne duhet të jemi të përgatitur, kështu që do të jenë dukshëm më shumë se 2% me të cilat ishim mësuar”, ka theksuar Rutte gjatë një vizite në Lituani.

Sipas tij, objektivi aktual vjetor i shpenzimeve të mbrojtjes prej 2% të prodhimit ekonomik të aleancës nuk është më i mjaftueshëm për të adresuar sfidat e sotme të sigurisë.

Edhe presidenti lituanez, Gitanas Nausëda, u ka bërë thirrje aleatëve të investojnë ndjeshëm më shumë para në ushtri pasi Rusia nuk pret.

Nausęda ka thënë se Rusia po përpiqet të konsolidojë dhe rindërtojë forcat e saj të armatosura sa më shpejt të jetë e mundur.

“Kemi kohë shumë të kufizuar për të bërë të njëjtën gjë. Shpresoj se do të jemi në gjendje të arrijmë marrëveshjen në lidhje me objektivin prej 5% të PBB-së”, ka deklaruar ai.

Rutte mori pjesë në një takim njëditor të të ashtuquajturit Grupi i Nëntëve të Bukureshtit (B9) dhe vendeve nordike në Vilnius.

Samiti, në të cilin mori pjesë edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, shërbeu për t’u përgatitur për samitin e NATO-s që do të mbahet pas rreth tre javësh në Hagë.

B9 përfshin Poloninë, Rumaninë, Bullgarinë, Hungarinë, Republikën Çeke, Sllovakinë dhe tre shtetet baltike të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë.

Shtetet nordike janë Finlanda, Suedia, Norvegjia, Danimarka dhe Islanda./rtk