Ministria e Infrastrukturës ka nënshkruar një tender për mirëmbajtjen dimërore të autoudhëve A7 “Ibrahim Rugova” dhe A6 “Arbën Xhaferi”, i ndarë në disa llote.
Vlera totale e kontratës është 2,895,700 euro dhe ka për qëllim sigurimin e sigurisë dhe qarkullimit të rrugëve gjatë dimrit, kontratë kjo e paraparë për 6 muaj.
“Hyrja e motit në dimër shpesh është e paparashikueshme dhe kërkon një qasje fleksibile në sigurimin e shërbimeve. Kushtet dhe siguria në rrugë gjatë dimrit janë dukshëm të kufizuara nga bora dhe akulli. Të gjitha masat e ndërmarra për të kundërvepruar ndaj pasojave të borës dhe akullit përshkruhen si Shërbime për Mirëmbajtjen Dimërore.”, thuhet mes tjerash në përshkrimin e njoftimit nga E- Prokurimi.
“Pastrimi i borës përfshin shkrifetimin dhe transportin e saj. Ndryshe nga uji, bora mund të ngjeshet, por nuk është elastike; kur ngjeshet, ruan formën e vet. Për këtë arsye, largimi i saj në kohë është tepër i rëndësishëm për sigurinë e rrugëve dhe për ekonominë kombëtare.”, vleresohet tutje në përshkrimin e kontratës e cila buxhetit të shtetit gati 3 milion euro.

Tenderi i ndarë në katër llote për mirëmbajtjen dimërore të autoudhëve A7 dhe A6 ka shpallur fituesit e kontratave:
Llot 1 – Autoudha A7 “Ibrahim Rugova” i ka shkuar Grupit të Operatorëve Ekonomik “Lika Trade Sh.p.k.” dhe “Lika Company SH.P.K.”, me një vlerë prej 913,320 euro.

Llot 2 – po ashtu për Autoudhën A7 “Ibrahim Rugova” fitues është i njëjti grup operatorësh, me një kontratë prej 758,413.44 euro

Llot 3 – Autoudha A6 “Arbën Xhaferi” është fituar nga Damastion Project SH.P.K., me një vlerë prej 658,838.25 euro.

Llot 4 – Autoudha A6 “Arbën Xhaferi” i është dhënë Grupit të Operatorëve Ekonomik EUROKOS HOLDING SH.P.K. dhe VIA, me një kontratë prej 549,472.61 euro.
Këto kontrata mbulojnë shërbimet e pastrimit të borës dhe menaxhimit të akullit gjatë dimrit, duke siguruar rrugë të sigurta dhe qarkullim të pandërprerë në autoudhët kryesore të Kosovës



Të tjera
Mandarinat ndihmojnë për të trajtuar aneminë
Aplikoni gjethet e mollës për çajra në ditë vjeshte
Nëse i vëreni këto shenja, veshkat tuaja s’i kanë punët mirë