Klubi futbollistik FC Drita ka njoftuar me pikëllim të thellë për ndarjen nga jeta në moshë të re të bashkëpunëtores së tyre, Elife Sherifi, përcjell KosovaPost.
Postimi i plotë:
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta në moshë të re të bashkëpunëtores sonë, Elife Sherifi.
Elifja ishte një profesioniste e shquar në fushën e gazetarisë dhe një adhuruese e flaktë e klubit tonë, shumë kohë përpara se të merrte detyrën e zëdhënëses së klubit, pozitë të cilën e mbajti me përkushtim për më shumë se gjashtë vite.
Puna, përkushtimi dhe dashuria e saj për klubin do të mbeten gjithmonë pjesë e kujtimeve tona.
Klubi ynë FC Drita shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Sherifi, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën, për humbjen e madhe të vajzës së tyre.
Në këto momente të vështira, qëndrojmë pranë familjes dhe ndajmë dhimbjen me ta.
Prehu në paqë Elif💔



Të tjera
10 veprime të thjeshta që jua zgjasin jetën
Stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën nuk përbëjnë kërcënim
Mos ndryshoni ngjyrën e flokëve pa e lexuar këtë