Kryetari në ardhje i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Faton Peci, pasi e ka uruar Bedri Hamzë për zgjedhjen kryetar i PDK-së, ka kërkuar nga ai që të ndalë menjëherë abuzimet financiare, ndërhyrjet në arkivë dhe lëshimin e lejeve ndërtimore, përcjell KosovaPost.
“Në këtë periudhë tranzicioni, administratës komunale i bëj thirrje publike: lërini manovrat me subvencione e leje ndërtimore e mbindertimi. Leri nderhyrjet ne protokollin e arkives dhe manipulimin me data. Nuk keni legjitimitet e as legalitet. Ju siguroj që çdo vendim i tillë nga periudha e fillimit të fushatës do të rishikohet, dhe portalet lokale le të përgatiten fort për të bërë opozitë për herë të parë, sepse asnjë cent nuk do ta marrin nga buxheti i komunës për 4 vitet e ardhshme. As mos shpresoni. Qyteti e di që 65% e keni pasur përqindjen, por ja që tashmë qytetari i Mitrovicës ka vendosur t’i japë fund abuzimeve me paratë e taksapaguesve”, ka thënë Peci.
Ai paralajmëroi se çdo vendim i marrë që nga fillimi i fushatës do të rishikohet, ndërsa u adresua edhe mediave lokale që financohen nga komuna. Peci theksoi se asnjë cent nuk do ta marrin nga buxheti i komunës për 4 vitet e ardhshme, duke u bërë thirrje të përgatiten për të ushtruar opozitë.
Në fund, Peci u shpreh se qytetarët kanë dhënë një mesazh të qartë në zgjedhje, duke theksuar: “Mitrovica ka folur qartë, koha e llogaridhënies ka ardhur”.



Të tjera
Si të shmangni ftohjet dhe gripin gjatë punës në zyrë
“Unë jam shqipe nga Kosova”, FFK ndan videon spektakolare të lojtarëve nga zhveshtorja pas fitores së madhe
U shembën si një shtëpi prej letrash