Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se në komunën e Fushë Kosovës, me vendim të Prokurorit të shtetit, janë ndaluar dy persona, për shkak të dyshimit të veprës penale ‘’Dhënia dhe marrja e ryshfetit në lidhje me votimin’.
Sipas njoftimit nga Prokuroria, gjatë zhvillimit të hetimeve, është sekuestruar një telefon, i cili do të shërbejë si provë në procedurën e mëtejme hetimore.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë do të ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme konform dispozitave ligjore për ndriçimin e plotë të rastit”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Në Burgun e Dubravës s’janë vrarë “persona të armatosur”, siç paraqitet në ekspozitë
“Dardanët nuk i ndal as shiu”, lojtarët e Kosovës vazhdojnë përgatitjet para duelit me Turqinë
Detoksifikim nga sheqeri, humbni kilet e tepërta dhe bëjeni lëkurën rrezatuese