Njësia Antikontrabandë e Doganës së Kosovës bashkë me Policinë pasditen e së hënës kanë zbuluar një tentim kontrabande në Zubin Potok, përkatësisht në fshatin Juanke.
Siç thuhet në njoftim, në automjetin që kishe hyrë në Kosovë përmes rrugëve të paautorizuara, u gjetën 600 kg djathë, veshmbathje tekstili dhe medikamente, me vlerë të përafërt rreth 7,000 euro, transmeton Klankosova.tv.
Malli është sekuestruar dhe procedurat ligjore janë iniciuar sipas kompetencave të Doganës së Kosovës.
Dogana thotë se rasti po trajtohet në koordinim me organet hetimore për të përcaktuar të gjitha rrethanat dhe përgjegjësitë e mundshme



Të tjera
Gjërat që njerëzit e lumtur i kanë të përbashkëta
PE synon të ndalojë IA për imazhet me lakuriqësi
Ndryshojnë parashikimet – Kosova mes pretendentëve për kualifikim në Kupën e Botës 2026