Një shtetase e Serbisë është ndaluar nga policia në pikëkalimin kufitar të Jarinjes, nën dyshimin se ka prezantuar letërnjoftimin dhe patentë shoferin të falsifikuar.
Dokumentet janë konfiskuar, ndërsa sipas policisë, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
“Është ndaluar e dyshuara femër shtetase e Serbisë, pasi që e njëjta ka prezantuar letërnjoftimin dhe patentë shoferi që dyshohet të jenë të falsifikuara. Me urdhër të prokurorit dokumentet e dyshuara konfiskohen, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë



Të tjera
Dogana e Kosovës pjesë e projektit të organizuar nga Komisioni Evropian
Marrëdhënia baba-vajzë, ky është momenti më i vështirë…
Ndalohet në Jarinjë shtetasja e Serbisë, dyshohet për dokumente të falsifikuara