Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u ka thënë udhëheqësve evropianë të enjten se Evropa duhet të ndalojë blerjen e naftës ruse, e cila sipas tij po ndihmon Moskën të financojë luftën e saj kundër Ukrainës, ka thënë një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, raporton Reuters.
Trump iu bashkua një thirrjeje të vendeve të “Koalicioni i Vullnetarëve”, të udhëhequra nga presidenti francez Emmanuel Macron, të cilët po takoheshin për garancitë e sigurisë për Kievin në rast të një marrëveshjeje paqeje me Rusinë.
“Presidenti Macron dhe udhëheqësit evropianë e thirrën Presidentin Trump në takimin e tyre të “Koalicionit të Gatshëm”. Presidenti Trump theksoi se Evropa duhet të ndalojë blerjen e naftës ruse që po financon luftën – pasi Rusia mori 1.1 miliardë euro në shitje karburanti nga BE në një vit”, ka thënë zyrtari.
Trump gjithashtu ka kërkuar se udhëheqësit evropianë duhet të ushtrojnë presion ekonomik mbi Kinën për financimin e përpjekjeve të luftës së Rusisë.
Komisioni Evropian ka propozuar legjislacion për të ndërprerë gradualisht importet e naftës dhe gazit rus nga BE deri më 1 janar 2028, ndërsa Brukseli kërkon të ndërpresë marrëdhëniet e tij të energjisë me Rusinë, të cilat kanë ekzistuar prej dekadash, pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022.
Zyrtari tha se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ishin ndër udhëheqësit në telefonatë.
“Presidenti Trump vuri në dyshim seriozitetin e tyre, ndërsa ato vazhdojnë të nxisin ekonominë dhe luftën e Rusisë. Presidenti e bëri të qartë se kjo nuk është lufta e tij dhe se edhe evropianët duhet të ndërmarrin hapa të tjerë”, ka thënë zyrtari./rtk
Të tjera
Shëndetësia dhe arsimi paralel serb duhet të integrohen në sistemin e Kosovës
Ndërpritet shfaqja e një filmi në gjuhën shqipe në Podgoricë
Macron thotë se 26 vende zotohen t’i japin Ukrainës garanci sigurie pas luftës