Megi Pojani, në podkastin “Me Kast”, me motrat e saj, Inën dhe Marselën, mes të tjerash diskutuan edhe për një ndër marrëdhëniet më të përfolura, atë të Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt.
Moderatorja zbulon se dyshohet se shkak i ndarjes së tyre është varësia e Besit ndaj alkoolit dhe si pasojë mosprezenca e tij në familje. Megi thotë se dyshja janë ndarë dhe ribashkuar disa herë, duke mos i zgjidhur dot problemet.
“Kam dëgjuar që Xhensila ka pasur një dëshirë për t’u ndarë për një kohë të gjatë, kanë pasur edhe shkëputje. Di që arsyeja kryesore ka qenë varësia e Besit ndaj alkoolit, që e ka bërë të pamundur vazhdimësinë e marrëdhënies. Ka nisur një problem nga varësia, ka vazhduar me shpresën që kjo gjë do ndalojë dhe ai do rehabilitohej dhe do ishte në prani të familjes. Nuk ishte prezent në përditshmërinë e familjes së vet”, tregon Pojani.
Duke komentuar këngën “Mosmirënjohja”, të Bes Kallakut, e cila u përfol se ishte një mesazh ndaj Xhensilës, Megi e quajti goditje të ulët nga ana e aktorit, pasi sipas saj është bërë me qëllim që Xhensila të sulmohet.
Ndërsa Marsela tregoi se me Xhensilën ushtrohen në të njëjtën palestër, duke e përgëzuar për disiplinën që mban, edhe pse me dy fëmijë të vegjël.
“Xhensilën e kam në palestër, stërvitet dhe është sistematike. Vjen me vajzën e vet, ndonjëherë vjen edhe ma karrocë, fëmija vjen vërdallë dhe ajo e mbaron stërvitjen deri në fund. Ka një disiplinë që më pëlqen. Nuk e kam njohur më parë, por kam një simpati tjetër sepse më ka pëlqyer shumë dhe duket shumë mirë”, tha Marsela.



Të tjera
Me huanë e reparacioneve për Ukrainën, BE sfidon Putinin dhe Trump-in
Shqipëri, 60% e pagesave do të jenë digjitale deri në 2030
Gjithçka është gati për seancat inauguruese në katër komunat veriore