Ndërmjetësuesit ndërkombëtarë po bëjnë përpjekje të reja për të arritur një armëpushim në Gaza pasi Izraeli nisi një ofensivë të re në territor, pasi ministria e Shëndetësisë atje raportoi më shumë se 100 njerëz të vrarë në sulmet intensive gjatë natës.
Të shtunën, Hamasi dhe Izraeli filluan negociatat indirekte në kryeqytetin e Katarit, Doha për të arritur një armëpushim dhe marrëveshje për pengjet, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Zyrtari i lartë i Hamasit, Taher Al-Nunu, konfirmoi rifillimin e bisedimeve në Doha, duke thënë, “Ne kemi rënë dakord për raundin aktual të negociatave pa parakushte”, sipas televizionit al Aqsa të drejtuar nga Hamasi.
Të tjera
KFOR-i gjerman trajnohet për identifikimin dhe ndjekjen e dronëve
Gruaja myslimane me origjinë pakistaneze emërohet sekretare e re britanike për migracionin
Kosova është në rrugën e duhur drejt organizatave evropiane dhe euroatlantike