Seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për spiunazh, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimit, është ndërprerë përkohësisht.
Kjo pasi Bedri Shabani ka deklaruar se nuk është në gjendje të vazhdojë për shkak të gjendjes shëndetësore.
Trupi gjykues ka ndërprerë seancën për një konsultë të shkurtër, pas deklaratës së të akuzuarit.
“Nuk kam qenë në gjendje të mirë shëndetësore, kam marrë trajtimin mjekësor brenda burgut dhe çdo gjysmë ore jam nën kujdesin e stafit mjekësor, pra nuk jam në gjendje të vazhdojë seancën gjyqësore”, ka deklaruar Shabani para trupit gjykues.
Seanca është ndërprerë në orën 10:00, ndërsa gjykata do të kontaktojë menjëherë Shërbimin Korrektues të Kosovës për të marrë informacione lidhur me gjendjen shëndetësore të Shabanit.
Në varësi të raportit që do të dorëzojë ShKK, gjykata do të caktojë vazhdimin e seancës. Sipas njoftimit të gjykatës, seanca pritet të vazhdojë në orën 10:20.



Të tjera
Vendosen 165 kamera sigurie në Prishtinë
7 rregulla themelore të etikës që duhet t’i dini dhe zbatoni
Ndërpritet përkohësisht seanca gjyqësore ndaj Bedri Shabanit për shkak të gjendjes shëndetësore