Është ndërprerë seanca seanca gjyqësore për rastin “Banjska” ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, për shkak se nuk ka pasur kushte për mbajtjen e saj.
Kryetari i trupit gjykues, Arben Hoti, ka thënë se sot ka qenë i planifikuar të dëgjohet një dëshmitar i propozuar nga Prokuroria, mirëpo se i njëjti nuk ka pasur mundësi të jetë i pranishëm në këtë seancë.
Seanca vazhdon të hënën.
Të akuzuarit për rastin `Banjska` u sollën në gjykatë nën masa të rrepta
Tre të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, janw sjellur në Pallatin e Drejtësisë, ndaj të cilëve do të vazhdoj procesi gjyqësor.
Dushan Maksimoviq, Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq janë të akuzuarit që janë në masë të paraburgimit, të cilët në seancë u sollën nën masa të rrepta sigurie.
Deri më tash kanë dhënë dëshmi disa zyrtarë policorë që ishin pjesëmarrës në kundërsulmin në Banjskë të Zveçanit.



Të tjera
Sonte kompletohen çiftet çerekfinaliste në Champions League
Policia në kërkim të katër të dyshuarve për f@jde dhe privim i kundërligjshëm i lirisë
Vdes punëtorja e FC Dritës, Elife Sherifi