Ka ndërruar jetë kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës pjesë e listës zgjedhore të Partisë Liberale Egjiptiane, Bastri Dubova. Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, kryetari i kësaj partie, Veton Berisha.
Berisha në emër të Partisë Liberale Egjiptiane, i ka shprehur ngushëllime familjarëve për ndarjen nga jeta të Bastri Dubova.
“Në emër të Partisë Liberale Egjiptiane, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Bastri Dubova, aktivist kombëtarë, anëtar i Lëvizjes Egjiptiane, anëtar i Partisë Liberale Egjiptiane, si dhe pjesë e listës së kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit! Bastri Dubova është shpallur Qytetar nderi në Komunën e Obiliqit nga kryetari i kësaj komune…Mikun tonë do ta kujtojmë përgjithmonë si një aktivist i palodhur, burrë fisnik e bujar”, ka shkruar Berisha.



Të tjera
Këto perime dhe fruta nuk duhet t’i mbani bashkë
Kosova pranohet në Federatën Ndërkombëtare të Golfit
Lansohet ankandi i parë konkurrues për energji me erë deri në 100 MW