Ndeshja Andorra–Shqipëri, dalin në shitje biletat – Ekonomia Online

Ndeshja Andorra–Shqipëri, dalin në shitje biletat

Federata e Futbollit e Shqipërisë ka njoftuar se ka nisur shitja e biletave për ndeshjen mes Andorrës dhe Shqipërisë, e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës 2026.

Takimi do të zhvillohet më 13 nëntor 2025, në orën 20:45, në stadiumin “FAF” të Andorrës.

Sipas njoftimit të FSHF-së, shitja online e biletave ka nisur që nga dita e sotme (7 nëntor) dhe tifozët mund t’i blejnë ato përmes faqes zyrtare të Federatës.

Një ditë para ndeshjes, më 12 nëntor, biletat do t’u dërgohen me e-mail të gjithë personave që kanë kryer blerjen.

Federata kujton se, si në çdo ndeshje, të gjithë personat që do të jenë të pranishëm në stadium duhet të kenë mjet identifikimi me vete, ndërsa nuk do të lejohen objekte të ndaluara gjatë hyrjes në impiant.