Manchester United ka pësuar humbje me rezultat minimal 1-0 në shtëpi nga Wolves në kuadër të xhiros së 33-të në Ligën Premier.
Pjesa e parë ishte mjaft e qetë pa shumë raste shënimi me të dy ekipet që e zhvillonin lojën kryesisht me duele në mesfushë.
Rasti i vetëm që mund të theksohet është ai i Christian Eriksen i cili në minutën e 34-të nga gjuajtja e lirë e detyroi portierin të intervenojë.
I njëjti ritëm e përcolli pak a shumë edhe pjesën e dytë, por këtu mysafirët u treguan cinik duke shënuar në rastin e parë serioz që kishin.
Po luhej minuta e 77-të e ndeshjes kur Pablo Sarabia ekzekutoi për mrekulli një goditje dënimi e cila e la pa asnjë gjasë Andre Onanan.
Pas kësaj humbje Unitedi tashmë ka shkuar në katër ndeshje pa fitore në kampionat dhe renditet në pozitën e 14-të në tabelë me 38 pikë të grumbulluara.



Të tjera
Sa minuta vrap duhen në ditë për qeliza të shëndetshme
Ushqimet që duhet t’i ketë fëmija në çantë
Pëlqeni keçap apo salcë domateje, ky shkrimi do ju bëjë të ndryshoni shije