Një rast i zjarrvënies dhe shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm është raportuar mbrëmjen e së enjtes në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.
Sipas informacioneve fillestare, një person ka ndezur një zjarr, i cili më pas është përhapur dhe ka shkaktuar dëme materiale. Si pasojë, janë dëmtuar pesë vetura që ndodheshin të parkuara në afërsi të vendit të ngjarjes.
Menjëherë pas raportimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë siguruar zonën dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Zjarri është lokalizuar, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Policia e Kosovës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personit të dyshuar, ndërsa rasti është cilësuar si “Zjarrvënie dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.



Të tjera
Një nga momentet më domethënëse të rezistencës së armatosur të UÇK-së
Hilmi Haradinaj me djemtë, i bënë ballë me guxim rrethimit të trefishtë
Mos emërimi i anëtarit të dytë në KQZ cenon demokracinë dhe legjitimitetin e zgjedhjeve