Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati ka vizituar familjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Gucati në profilin e tij ka shpërndarë një fotografi me të, ku edhe ka shkruar se ajo ndihet krenare për djalin e saj.
“Në Burojë, në shtëpinë e nënës Hyre, nënës që rriti me përkushtim e dashuri Hashim Thaçin, njërin nga bijtë më të denjë të Kosovës. Një grua e urtë, e fortë dhe e përkushtuar, që mbetet simbol i nënës shqiptare që lind dhe rrit heronj për atdheun.Biseda me të ishte kënaqësi dhe frymëzim. Ndihej krenare për Hashimin dhe shokët e tij, edhe pse po mbahen padrejtësisht në Hagë”, ka theksur ai.
Ndryshe, para disa muajsh, nga jeta u nda babai i Thaçit.
Të tjera
Policia sekuestron armë e drogë në disa komuna të Kosovës, ka të arrestuar
Vendet që mbesin sot pa rrymë
Demokratët Evropianë kritikojnë Von der Leyen për heshtjen ndaj Serbisë