Kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihmën humanitare të Qeverisë së Republikës së Kosovës, e dedikuar për popullin e Gazës, është nisur nga porti i Mersinit në Turqi.
Në një postim në Facebook, Kurti njoftoi se dërgesa humanitare, me vlerë rreth 500 mijë euro, përfshin tenda, pako ushqimore, batanije si dhe 158 mijë racione ushqimi të ngrohtë për banorët në nevojë në Gaza.
Ai theksoi se, ndonëse vendimi për këtë ndihmë ishte marrë që në muajin janar, realizimi i tij u bë i mundur vetëm pas marrëveshjes së fundit të paqes, të arritur nën udhëheqjen e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
“Kjo ndihmë humanitare përfaqëson angazhimin e Republikës së Kosovës si pjesë e solidaritetit ndërkombëtar dhe përkushtimin tonë për të mbështetur popullatën civile që po përballet me vështirësi tejet të mëdha në Gaza. Na gëzon fakti që jemi qeveria e parë e Republikës së Kosovës që ofrojmë një mbështetje të tillë për banorët e Gazës. Shpresojmë që ajo të kontribuojë, qoftë edhe në mënyrë modeste, në lehtësimin e vuajtjeve dhe në përpjekjet për paqe, siguri dhe stabilitet për të gjithë”, ka shkruar Kurti.
Më tej, ai ka shprehur mirënjohje për Turqinë dhe Gjysmëhënën e Kuqe Turke për bashkëpunimin dhe ndihmën në realizimin e këtij operacioni humanitar.



Të tjera
Fjetja me partnerin në të njëjtin shtrat nuk është gjithmonë ide e mirë
Alonso konfirmon ftesën e Mbappes, i kundërpërgjigjet Karim Benzemas
Përfundon qetësisht protesta paqësore anti-Speciale në Shkup