Ndikimi i Musialës ka ndryshuar lojën e Kejnit, po shënon më shumë se kurrë në Bundesliga – Ekonomia Online

Ndikimi i Musialës ka ndryshuar lojën e Kejnit, po shënon më shumë se kurrë në Bundesliga

Herri Kejn ka qenë duke shënuar rreg ullisht për Bajernin këtë sezon. Përveç kësaj, ka edhe diçka tjetër që bie në sy te anglezi. Herri Kejn nuk ka pasur përvoja të mira kundër Çelsit deri tani. Sigurisht, ashtu siç ka bërë kundër të gjithë 20 kundërshtarëve të Bundesligës, ai ka shënuar disa herë edhe kundër “Bluve”.

Plot tetë herë, për të qenë të saktë. Por kanë qenë edhe disa ndeshje të dhimbshme. Për shembull, finalja e Kupës së Ligës në vitin 2015, finalja e tij e parë, të cilën Çelsi i Hose Murinjos e fitoi 2-0 kundër Totenhemit. “Ato kanë qenë gjithmonë ndeshje të vështira,” tha sot sulmuesi i Bajernit, një ditë para ribashkimit të tij me Çelsin. “Ndoshta tifozët e Çelsit nuk më pëlqejnë shumë. Kjo më motivon të luaj edhe më mirë.

Kejn tani mund të shohë më me qetësi çfarë nuk shkoi mirë me Totenhemin kundër Çelsit. Megjithatë, ai tani është te Bajerni, ku gjërat po shkojnë shumë mirë. Në Superkupë, ai dha kontributin e tij për trofeun e parë të sezonit, dhe në Kupën e Gjermanisë shpëtoi bavarezët nga një turpërim ndaj skuadrës së ligës së tretë me dy gola. Ndërsa në kampionat, pesë gola dhe tre asistime pas tre javësh janë një nisje e pranueshme.

Nuk është vetëm shënimi që nënvizon rëndësinë e tij javë pas jave. Numri 9, i cili madje ka luajtur si mesfushor mbrojtës dhe më pas si mesfushor sulmues në sistemin e tij të të rinjve, njihet për tërheqjen më prapa për të marrë pjesë në ndërtimin e aksioneve. Këtë sezon, megjithatë, Kejn e ka ndryshuar lojën e tij disi sërish – dhe është edhe më i përfshirë se më parë. Krahasuar me dy sezonet e tij të mëparshme te Bajerni, asistimet e tij janë pothuajse trefishuar për çdo ndeshje. Kejn po krijon një rast për gjuajtje çdo 23 minuta.

Shpjegimi i Kejn: “Mendoj se kjo thjesht ndodh,” shpjegon ai. “Kur nuk luaj me Musialan, më pëlqen të tërhiqem pak më mbrapa.” Jamal Musiala, sidoqoftë, nuk është në gjendje të luajë për shkak të dëmtimit. “Ai është jashtëzakonisht i mirë për të zbritur në ato hapësira, një kundër një, dhe për t’i krijuar shanse të tjerëve. Në mungesë të tij, ndoshta loja kërkon prej meje të ndërtoj disa lidhje më shumë. Kjo më ndihmon gjithashtu të krijoj raste për veten.” Çka mund të tingëllojë e çuditshme në fillim, 60 apo 70 metra larg portës kundërshtare, por është plotësisht e kuptueshme.