Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për media pas takimit me presidentin letonez në Riga, Edgars Rinkevics, është përgjigjur në pyetjet e gazetarëve për marrëdhëniet me Serbinë, si dhe për përpjekjet e Rusisë për ndikim.
Osmani tha se influenca e shtetit rus në Kosovë është zero, por një gjë e tillë nuk qëndron edhe për Serbinë.
“Ndikimi i Rusisë në vendin tonë, në Kosovë, është zero. Fatkeqësisht, këtë s’mund ta them edhe për fqinjin tonë, Serbinë. Sa më shumë ka destabilitet në Evropë, kjo shkon në interes të Rusisë”, ka thënë Osmani.
Megjithatë, Osmani tha se do të mbrohet shteti, që gjë që është bërë në vazhdimësi.



Të tjera
Uniformën e kisha dhuratë nga një shok
Jashari takon Strasser, flasin për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet FSK-së dhe Ajovës
Këshilla për vajza, si të humbisni virgjërinë pa dhimbje