Aktori Laert Vasili ka arritur të jetë një nga finalistët e Big Brother VIP Albania.
Sonte, gjatë finales, Vëllai i Madh transmetoi një klip rrëfim për rrugëtimin e tij në shtëpi, pas të cilit Laerti u surprizua nga familjarët.
Por, gjatë këtij momenti emocional, ndodhi një incident teknik. Teksa Laerti takohej me të afërmit, banorët e tjerë ndodheshin në një nga dhomat e shtëpisë.
Për shkak të një gabimi, regjia lëshoi audion e mikrofonëve të tyre në transmetim direkt. Në audio dëgjoheshin Gjesti dhe Rozana duke thënë: “Vëllai i Madh nuk është në monitor”.
Ky incident shton një tjetër moment të papritur në natën finale të spektaklit.



Të tjera
Çfarë duhet të bëni kur keni dhimbje të forta barku?
Bujar Pllana bëhet zyrtarisht pjesë e Kombëtares së Shqipërisë
“Camp Nou” po mbushet, rritet kapaciteti për ndeshjen e vikendi