Ndriçohet Prishtina për nder të muajit të bekuar Ramazan

Ndriçohet Prishtina për nder të muajit të bekuar Ramazan

Ashtu siç është bërë tashmë traditë, me rastin e fillimit të muajit të bekuar Ramazan, pjesa e Prishtinës së vjetër është ndriçuar me drita dekorative, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe festive për besimtarët dhe qytetarët, përcjell Kosova Post.

Këtë vit, përveç zonës së vjetër të qytetit, është ndriçuar edhe sheshi kryesor i kryeqytetit, çka e bën edhe më madhështore këtë atmosferë solemne dhe simbolike në prag të Ramazanit.

Në ceremoninë e ndezjes së dritave morën pjesë kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, si dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, të shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tyre.

Me këtë rast, ata uruan fillimin e muajit të bekuar Ramazan, duke u dëshiruar të gjithë agjëruesve agjërim të lehtë dhe të pranuar, si dhe më shumë paqe, harmoni e solidaritet në familjet dhe shoqërinë tonë.