Shkrimtari Rushit Ramabaja është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nesër do të organizojë mbledhje komemorative në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës nga ora 12:00 teksa homazhet nisin një orë më herët.
“Rushit Ramabaja ishte një zë i veçantë i letërsisë shqipe, intelektual i përkushtuar dhe kontribuues i palodhur në jetën kulturore”, thuhet në komunikatën e MKRS-së.
“Vepra dhe mendimi i tij do të mbeten pjesë e rëndësishme e kujtesës sonë kolektive”.
Ramabaja mban autorësinë e veprave “Mareci i Shpresës së Mirë”, “Kangjella e Damastionit”, “Një gomar në Parlament”.



Të tjera
Përfitimet nga vaji i ullirit me limon
Më pak se shtatë orë gjumë shkakton probleme në organizëm
Fëmijët e lindur në pandemi kanë inteligjencë më të ulët