Ish-ministri i jashtëm dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Iran, duke i cilësuar sulmet e partnerëve amerikanë ndaj regjimit iranian vrasja e Ali Khamenei si një moment me rëndësi globale dhe me implikime të drejtpërdrejta edhe për Kosovën.
Në një video të publikuar në rrjete sociale, Hoxhaj e përshkroi regjimin iranian armiqësor ndaj Kosovës, duke theksuar rolin e tij në pengimin e njohjeve ndërkombëtare të shtetit kosovar.
“Sulmet e partnerëve amerikanë ndaj regjimit të Iranit dhe vrasja e Khamenei janë një lajm i madh dhe i rëndësishëm për botën. Ky është një regjim kriminal i cili çdo ditë vret dhe masakron popullin e tij. Së pari, ka qëndruar mbrapa shumë sulmeve terroriste në Amerikë, në Evropë dhe kudo në botë. Së dyti, duke qenë një aleat i Rusisë por edhe i Serbisë ka kundërshtuar historikisht Kosovën e lirë dhe të pavarur. Jo vetëm që ky regjim nuk e njohu pavarësinë e Kosovës por bllokoi edhe shumë vende qe ta marrin një vendim pozitiv dhe ta njohin Kosovën.”, ka thënë Hoxhaj.
Sipas Hoxhajt, një ndryshim regjimi në Iran do të sillte jo vetëm demokratizim të brendshëm, por edhe riorientim të politikës së jashtme iraniane drejt vendeve perëndimore dhe njohjes së shteteve që aktualisht nuk i njeh, përfshirë Kosovën.
“Ndër efektet e para të një Irani demokratik do të ishte një politikë e jashtme demokratike dhe njohja e Kosovës, ngjashëm sikurse ka ndodhur pas largimit të Assadit në Siri.”, ka thënë ish-ministri i jashtëm.



Të tjera
15 shenja psikologjike që tregojnë se asaj i pëlqeni
Dëshmitë ndërkombëtare kyçe për vendimin final
Mot me diell javën e ardhshme, temperatura arrin 17°C