Në bashkëpunim me Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Policinë e Kosovës dhe bashkërendim me KFOR, ekipet e specializuara të FSK kanë filluar operacionin e kërkimit në liqenin e Ujmanit me synimin që sa më shpejtë të nxirret trupi i mërgimtarit dhe t’i lehtësohet dhimbja familjes, tha ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, përmes një statusi në Facebook.
Maqedonci reagoi pasi trupat e FSK-së mbërriten në Liqenin e Ujmanit, në veri të vendit, duke iu bashkuar ekipeve për të kërkuar personin e zhdukur që nga e diela.
Ai theksoi se Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të detyrave të saj thelbësore ka edhe mbështetjen e autoriteteve civile.
“Njësitet e specializuar të zhytjes dhe kërkim shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës sot në mëngjes janë angazhuar në mbështetje të autoriteteve civile për kërkimin e trupit të mërgimtarit në liqenin e Ujmanit në Komunën e Zubin Potokut”, shkroi



Të tjera
Mamdani shfuqizon urdhrat e lëshuar më parë për të mbrojtur Izraelin
Imami Labinot Maliqi mirëpriti zyrtarë të lartë amerikanë në fillim të vitit 2026
Ide brilante, ku t’i fshihni sendet me vlerë në shtëpi