Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e Ditës së Pavarësisë, e cila shënohet më 4 korrik.
Urimi i Presidentes është bërë përmes një videoje të realizuar gjatë pritjes zyrtare të mbajtur në Ambasadën Amerikane në Prishtinë.
Në mesazhin e saj, Osmani ka theksuar lidhjen e ngushtë dhe miqësinë e fortë mes popullit të Kosovës dhe SHBA-së:
“Një gjë mbetet kristal e qartë për të gjithë njerëzit e Kosovës:
Ne e dimë kush janë miqtë tanë.
Ne e dimë kush na qëndroi pranë kur ishte më e rëndësishme:
Njerëzit amerikanë kanë qëndruar me Kosovën.”
Ajo e përmbylli urimin me fjalët:
“Nga populli më pro-amerikan në botë:
Gëzuar 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës!”
Të tjera
Sot kuptohet çfarë me të vërtetë ka ndodhur në Kosovë në vitin 1999
Demokratët amerikanë kërkojnë kufizim të prodhimit kinez
27 vjet nga Beteja e Kaqandollit