Dimal Basha është kandidati që mori sot votat e nevojshme për kryetar të Kuvendit të Kosovës.
Ai u zgjodh e 73 vota pro.
Ndërkohë, ai zuri edhe foltoren e Kuvendit ku i falënderoi deputetët për votë dhe kërkoi bashkëpunim.
“E ndjej përgjegjësinë për besimin tuaj dhe gjithashtu do të marrë momentin për të falënderuar Avni Deharin, dhe Sala Jasharin, për mbajtjen e këtyre seancave. E ndjej përgjegjësinë e madhe që më është besuar. Ky vend është zemra e demokracisë sonë, vendi ku përfaqësohet zëri i të gjithë qytetarëve tanë. Republika jonë u ndërtua mbi sakrifica se liria dhe shteti unë janë më të mëdha se çdo interes i përveteshëm”, tha Basha.
Të tjera
Bashkëpunimi politik dhe institucional është një domosdoshmëri
Biografia e kryetarit të ri të Kuvendit, Dimal Basha
Abdixhiku: Një fitore e injorancës