Departamenti i burgjeve në Florida thotë se ka evakuuar 4636 të burgosur përpara “zbritjes” së pritshme të uraganit Milton.
Ai tha se e kishte bërë këtë “pa cenuar sigurinë publike” dhe se evakuime shtesë ishin duke u zhvilluar, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Lajmi vjen teksa presidenti Joe Biden lëshoi një paralajmërim të tmerrshëm për ashpërsinë e uraganit Milton sot, duke thënë se ai mund të përbëjë një kërcënim historik për shtetin e Floridës.
Madje Biden shtyu udhëtimet e tij të ardhshme në Angola dhe Gjermani ndërsa stuhia udhëton drejt lindjes.
Zoti Biden shtoi se ai ishte në bisedë me liderët politikë në rajon dhe u tha atyre “çdo gjë që ata kërkojnë do t’u jepet”.



Të tjera
Tr@gjedi në Gjermani, vd@es 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lumë – raportohet se është nga Peja
10 të mira që i bëni shëndetit duke pirë ujë me limon
Kurti mori pjesë në 75-vjetorin e Themelimit të Arkivit të Kosovës