Kandidati për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ka theksuar se zhvillimi i qëndrueshëm i fshatrave do të jetë një ndër prioritetet kryesore të platformës së tij.
Ai ka theksuar se për fshatrat e Llapit do të ketë ndihmë dhe mbështetje të veçantë në bujqësi, ndërsa për Malësinë e Gollakut është paraparë zhvillimi i agroturizmit përmes programit “10 fshatrat”.
“Në fshatrat e Prishtinës do të nisim zhvillimin e qëndrueshëm. Në platformën tonë kemi paraparë që, përveç zgjidhjeve bazike, të investohet në rrugë e rrugica me trotuare e ndriçim, në bujqësi me perspektivë dhe në turizëm që sjell jetë e ekonomi në zonat rurale”.
“Për fshatrat e Llapit, ndihmë dhe mbështetje në bujqësi. Për Malësinë e Gollakut, agroturizëm dhe zhvillim ekonomik përmes programit “10 fshatrat”. Bashkë do ta kthejmë fshatin në forcë të zhvillimit të kryeqytetit”, shkroi tutje ai.



Të tjera
Aktivistja Greta Thunberg arrestohet në protestën pro-palestineze në Londër
Pse deti na bën të lumtur?
AUV asgjëson 2064 kilogramë mish pule